Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mesazhet e politikës në një vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë/ Rama: Rusia nuk mund të fitojë!

auto_Capturee1677251574

Kur trupat ruse 1 vit më parë  nisën agresionin mbi Ukrainën, Shqipëria ishte ndër vendet e para që u rreshtua krah popullit ukrainas. 1 vit më pas, as qëndrimi dhe as mbështetja nuk ka ndryshuar.

Sakrifica dhe qëndresa e popullit të Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial janë frymëzuese për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe vlerave demokratike. Shqipëria do vijojë mbështetjen e popullit të Ukrainës, Shqipëria është me ju”– ishte mesazhi i presidentit Bajram Begaj.

Që ditën kur nisi lufta, Presidenti rus Vladimir Putin i rikujton vazhdimisht botës fuqinë bërthamore të Rusisë. Nga Hiroshima, e cila 78 vite më parë u shkatërrua nga  një bombë atomike, kryeministri i cilësoi të turpshme kërcënimet e udhëheqësit rus.

As nuk mund të imagjinohet te luhet me armë bërthamore ashtu siç luhet me lodrat e fëmijëve, nuk duhet të guxoje ta çojë as në mend njeri të kërcënojë qytetërimin tonë. Kishin shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të behej brenda një jave. Por ja ku jemi sot pas një vite rezistence heroike  te popullit te Ukrainës është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën”- ishte mesazhi i kryeministri Rama.

Mesazhi i mbështetjes  nuk mungoi as kryetarja e Kuvendit. Rezistenca 1-vjeçare e popullit ukrainas u përshëndet edhe nga opozita.

Partia Demokratike e Shqipërisë, duke dënuar me forcën më të madhe agresionin barbar rus, mbështet fuqishëm rezistencën e popullit te Ukrainës”- ishte mesazhi i ish-kryeministrit Berisha.

Në përvjetorin e parë të luftës të majtë dhe te djathtë  u bënë bashkë jo vetëm në OKB, por edhe ne Parlamentin e Ukrainës.

Related Posts

Leave a comment