Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti para takimit në Bruksel për bisedimet me Serbinë: Në dialog do jemi konstruktiv dhe kreativ

-640-0-1672224438xkurti-675

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar anëtaret e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për aktivitetet e qeverisë së tij gjatë këtyre dy viteve.

Duke mos dhënë detaje për takimin e madh që do të ndodh të hënën në Bruksel, ai ka thënë se Kosova në këtë proces do të jetë konstruktive dhe kreative.

“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi pritur emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur.

Kemi qenë dhe e do të jem të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ.

Dialogu në Bruksel është dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve.

Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane. Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprocitetin si princip”, ka thënë Kurti.

Në fjalën e tij, ai ka treguar se rrugëtimi i Serbisë drejt BE-së është i lidhur me njohën e Kosovës si shtet.

Ai ka bërë me dije se presidenti francez dhe kancelari gjerman i kanë bërë të qartë Serbisë se pa e njohur Republikën e Kosovës nuk do të këtë BE.

Related Posts

Leave a comment