Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Spahiu: Revolucioni ka dështuar pa filluar, Berisha nuk mbledh as 500 protestues

-640-0-1676549390xberisha1-663

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi lëvizjet politike të Sali Berishës. Duke bëri disa kalkulime të thjeshta, Spahiu tha se “revolucioni i premtuar” nga Berisha ka dështua pa nisur, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në protesta.

Spahiu tha se Berisha ka përfunduar me 500 protestues përpara parlamentit, të cilët janë dhe më pak se numri i familjarëve të deputetëve.

“Unë kam bindje që për sa kohë të jetë Berisha kryetar i opozitës, Edi Rama do të qëndrojë në pushtet. Rrëzimi i Edi Ramës mund të vijë vetëm kur të largohet Berisha. Jo se nuk do të vijë Berisha në pushtet, Berisha mund të dojë të bëjë edhe revolucionin, por nuk e realizon dot.

Kur Berisha e shkikon që nuk i dalin 1 milion njerëz, sepse deklaroi që do të dalin 1 milion, do dalin 100 mijë.

Në momentin kur katandiset me 500 veta para parlamentit, më pak se numri i familjarëve të deputetëve, më pak se numri i familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, më pak se numri i familjarëve të Kuvendit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar i PD-së ka 7200 delegatë dhe sikur të dilnin vetëm 4 anëtarë të një familjeve, jo kushurinjtë, 7×4 llogariteni vetë, do arrinte numri i protestuesve nga parlamenti në Kinostudio nëse do të ishin 30 mijë.

Problemi është se këtyre nuk u dalin as familjarët e deputetëve dhe ky është tregues se revolucioni ka dështuar pa filluar”, tha Spahiu në studion e Euronews Albania.

Related Posts

Leave a comment