Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Derek Chollet: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e deritashme

-640-0-1677411928xnhg-609

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruskel.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi zoti Chollet.

Nga ana tjetërK Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai.

Related Posts

Leave a comment