Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Emri/ Kush është 41-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Kroaci

-640-0-1677416864xdd2fcc64-a913-425d-b051-a9a2f44e8e70-158

Gazmir Korbi është 41-vjeçari i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mesnatën e kaluar në një autostradë të Kroacisë.

Mësohet se ai ka qenë shoferi i dytë i autobusit.

Ndërkohë që Adem Rexha, Armand Shaba dhe Ylli Muça janë mes të plagosurve.

Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit. Shpejtësia e kufizuar është 40. Në drejtim të Splitit, autostrada tashmë është plotësisht e hapur për qarkullim.

Related Posts

Leave a comment