Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përjashtimet nga Kuvendi, deputeti i PS-së: Kolegët janë duke u vetëpërjashtuar, ata e dinë shumë mirë se çdo të thotë të bllokosh foltoren

-640-0-1677409905xgogu-763

Deputeti i PS, Toni Gogu nuk i sheh si zgjidhje të situatës kërkesat e PS, për të përjashtuar deputetët e PD që bllokojnë foltoren në Kuvend.

Në një intervistë për Klan News, Gogu thotë se demokratët po vetëpërjashtohen, teksa shton se ata e dinë shumë mirë se çdo të thotë të bllokosh foltoren.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Zoti Gogu prej shumë javësh seancat plenare nuk po zhvillohen në kushte normale. Si po kontribuon Partia Socialiste për ta normalizuar këtë situatë, por duke marrë parasysh edhe kërkesat e PD-së?

Toni Gogu: PS po siguron që punimet e Kuvendit, i cili është vend pune dhe shqiptarët na kanë votuar dhe na paguajnë që ne të miratojmë ligje, që ne të bëjmë një debat të qytetëruar për politika publike, të vazhdojë dhe të ekzistojë të jetë i tillë deri në fund.

Duhet të kemi parasysh që po përballojmë gjithashtu një bullizëm që ju gjithashtu po e shikoni të të gjitha formave, qoftë verbal, qoftë social, dhe e kemi marrë përsipër këtë gjë që ta çojmë deri në fund për shkak se janë sakrifica që çdo forcë politike do të ishte e gatshme ta bënte për shkak të zgjedhësve të vet, por edhe për shkak të të mirës së shqiptarëve.

Gazetarja: Në skenë janë rikthyer disa pamje, ku edhe ju kur ishit në opozitë bënit të tilla situata, shkaktonit të tilla situata në parlament. Ku ndryshon opozita, PD, nga ajo që bënit ju dikur kur ishit në opozitë? Pse duhet të ketë ndëshkime të herë pas hershme me përjashtimin e deputetëve demokratë.

Toni Gogu: Jemi në dy pamje tërësisht të ndryshme. Në atë opozitës i mohohej e drejta e fjalës, megjithëse dhe për ato sjellje opozita e atëhershme është ndëshkuar.

Duhet të kemi parasysh që nuk kishim një rregullore të etikës, të sjelljes së deputetit në Kuvend, e miratuar me konsensus të plotë nga palët. Çështja për të cilën PS në atë kohë bëri një veprim simbolik ku i frynte bilbilit dhe sinjalizonte një shkelje ishte që nga Kuvendi, nga tempulli i demokracisë po hiqej votimi i fshehtë, pra e drejta e votimit në fshehtësi dhe deputetët nuk po u lejohej që të votonin fshehtazi pra është tërësisht e ndryshme nga kjo që po ndodh sot.

Gazetarja: Për ju personalisht, a është një zgjidhje përjashtimi i deputetëve nga seanca plenare?

Toni Gogu: Përjashtimi në asnjë moment nuk është zgjedhje dhe nuk është zgjidhje. Por unë mendoj që kolegët e mi në këtë rast janë duke u vetëpërjashtuar sepse ata e dinë shumë mirë se çdo të thotë të bllokosh foltoren. Ata kanë folur, do të flasin sa herë rregullorja ua jep këtë të drejtë. Kanë thënë çfarë kanë menduar.

Related Posts

Leave a comment