Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shtyrje prej axhendës apo detaje të reja nga hetimi në SHBA? Ja pse Rama do flasë për “McGonigal” në 2 mars

auto_0741677406480

Kryeministri i vendit Edi Rama pritet që në datën 2 mars të zhvillojë një mocion me debat në Parlament lidhur me çështjen “McGonigal” pas shumë mungesave dhe shmangieve nga Kuvendi.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mocioni me debat është shtyrë pikërisht në këtë datë për shkak të axhendës ndërkombëtare të Ramës dhe kohës që do t’u duhet deputetëve për t’u përgatitur.

Gjithë çështja dhe hetimi ndaj ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal mendohet se ka vënë nën presion Prokurorin e Përgjithshëm amerikan Merrick Garland për të zbardhur deri në fund këtë hetim, pasi senatorët amerikanë kanë dyshimet e tyre mbi aftësinë e Prokurorisë amerikane për t’i shkuar deri në fund hetimit ndaj një individi me pozita të larta si McGonigal.

Megjithatë nuk dihet deri ku janë zgjeruar hetimet për ish-agjentin, i cili gjatë punës së tij ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme hetimore që kanë ndikuar në betejat politike në vend.

Pritet që në datën 1 Mars Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland të flasë para Komitetit Gjyqësor të Senatit dhe interesi mbi punën e tij është më i gjerë se çështja e McGonigal.

Në fillim të Shkurtit, senatori Dick Durbin, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit Gjyqësor së bashku me disa kolegë të tij kërkuan informacione për përmasat e hetimit ndaj ish-agjentit Charles McGonigal.

Duke qenë se emri i tij është përmendur plot 14 herë në aktakuzën ndaj McGonigal, kryeministri Edi Rama pritet të jetë mjaft i interesuar se çfarë do deklarojë Prokurori Garland për të marrë një ide më të qartë se deri ku janë zhvilluar hetimet.

Rama ka mohuar kategorikisht çdo bashkëpunim me McGonigal, ndërsa të vetmet deklarata që ka dhënë janë ato për mediat duke refuzuar pjesëmarrjen në Parlament, të paktën deri në 2 mars, një ditë pas fjalës së Garland.

Sa i përket situatës të Ramës në këtë çështje, nëse emri i tij nuk do përmendet nga Prokurori i Përgjithshëm në 1 mars për pozitat e tij në këtë aferë do jetë një zhvillim pozitiv, ndërsa nuk përjashtohet një tjetër shtyrje apo mungesë në Parlament nëse nga deklaratat e Garland diçka nuk shkon për kreun e qeverisë.

Related Posts

Leave a comment