Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Marrëveshja për urën mbi lumin Buna, Rama-Abazoviçit: Mali i Zi ka rroga më të larta se vendi jonë, nuk shkon që ta paguaj Shqipëria

auto_CaptureDSV1677507131

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç, firmosën sot marrvëveshjen për ndërtimin e urës

Buna, që do ta çojë distancën mes Ulqinit dhe Velipojës, në 300 metra.

Në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët më Abazoviçin, Rama nuk kursu as batutat. Ai tha se Mali i Zi ka rroga më të larta se vendi jonë, dhe se nuk shkon që ta paguaj Shqipëria ndërtimin e saj.

Unë këmbëngul që Ballkani i Hapur është I domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjitha ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi i Berlinit. Edhe në këtë samit do të ftohen që të gjithë që të jenë pjesë nuk ka asnjë kundërshtim mes të dyjave.Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit që është një proces i Ballkanit por të vëmë qëllime e përbashkëta për idetë . Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për ndërtimin e Urës së bunës që do të zvogëlojë distancën në 300 metra. Kjo nuk është një marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projekt zbatimi. Këtu në Mal të Zi janë rrogat më të larta dhe nuk shkon që ta paguajë Shqipëria urën. Ka nisur punë edhe për gazsjellësin adriatiko-jonian. E fundit që kam por jo nga rëndësia është që ky potencial I jashtëzakonshëm bazohet në një histori kuptimplotë ku e kam thënë dhe njëherë deri në 1945 lëvizej përmes liqenit dhe në arkivën e fotografive ka plot mjete lundruese. Sot ne ende nuk e kemi këtë prandaj kemi vendosur ta hapim rrugën me një jaht të kryeministrit të Malit të Zi që nëse na mban të dyve do shkojmë në Shqipëri. I vetmi fakt që nuk ka ndodh edhe Dritanit ajo që ndodhi me Petraq Milon është se Dritanit i njihet krifa e luanit dhe e njohin, dhe dua të falenderoj se që në momentin e parë e ka telefonuar profesorin dhe i ka kërkuar ndjesën dhe e gjithë kjo është bërë me gjentilesë e urtësi maksimale. Këto janë raste që ndodhin por që shërbejnë si burim frymëzimi,” tha Rama.

Related Posts

Leave a comment