Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NGJARJE E RËNDË NË TIRANË / Autobuzi i Unazës merr para dhjetëra makina te Tajvani, shumë persona të plagosur

aksident-2-1068x745

Një ngjarje në kufijtë e tragjikes sapo ka ndodhur në qendër të Tiranës, në unazë, tek ura e vogël e Tajvanit. Një autobuz urban i linjës së unazës së vogël ka marrë përpara me dhjetëra automjete, nga fuoristrada te makinat e vogla, duke lënë të plagosur me dhjetëra persona.

Aktualisht policia rrugore është në vendngjarje ndërkohë që po pritet ardhja e ambulancave.

Njerëzit janë në rrugë, duke u dhënë ujë të plagosurve dhe duke u përpjekur ti qetësojnë. Ndërkohë në përplasjen karambol janë përfshirë me dhjëtëra makina. Ky aksident ka ndodhur në orën 11.30.

Të plagosur kanë mbetur shoferët e mjeteve që janë përfshirë në këtë ngjarje, por të shumtë janë dhe pasagjerët e urbanit të linjë së “Unazës”. Për shkak të goditjes së fortë, ata janë përplasur ne pjesën e përparme të urbanit dhe në ndenjëset e brendshme.

Related Posts

Leave a comment