Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një tjetër urban përfshihet në aksident në Tiranë, këtë herë përplaset me karrotrec

-294-166-5dfec349c1933bffeb807d2cda9e90a2

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet, ku sërish i përfshirë ka qenë një autobus urban.

Këtë herë është përplasur në rrethrrotullimin e Saukut një urban i linjës me një karrotrec. Paraprakisht, mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve shkaqet e këtij aksidenti.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur sot në Tiranë, ku mes mjeteve të përfshira ka pasur edhe autobusë të linjave urbane.

Aksidenti i paradites, ku u përfshi një urban i Unazës shkaktoi disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Related Posts

Leave a comment