Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputetja e PD për skandalin “McGonigal”: Rama e ka detyrim transparencën

auto_Edi-Rama-BE-600x3601676896623

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi komentoi në Panorama TV skandalin “McGonigal” dhe mocionin me debat që pritet të mbahet më datën 2 mars për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje.

Çupi u shpreh se kryeministri Rama do tentojë t’i bëjë bisht pyetjeve të opozitës për këtë aferë, por sipas saj ai e ka detyrim transparencën ndaj qytetarëve.

Çupi: Situata e zotit Rama është e vështirë nga më të vështirat në bindjen time që ai ka qenë gjatë të gjithë qeverisjes se është një situatë ku ai ka prerë degën ku mbahej se e dimë që në katër vite jemi sulmuar politikisht që opozita është e lidhur me financimet ruse dhe sot dalin provat që ai është i komprometuar në çështje që cënojnë parimet e një drejtimi ligjor korrekt e aq më tepër në  një bisedë apo konspiracion me ish-përfaqësues të lartë të SHBA është situatë e rëndë, ai do të tentojnë t’i bëjë bisht pyetjeve.

Pyetje: A i ka shërbyer kjo periudhë për t’u përgatitur?

Çupi: Ndoshta mori kohë por asgjë nuk i shërben se dosja “McGonigal” është në SHBA dhe atje asgjë nuk devijohet nëse cënohen parimet e demokracisë. Rama duhet të jetë transparent me shqiptarët, me vendin tonë aleat por partneriteti duhet të jetë i dyanshëm. Mund ta ketë të vështirë në përgjigje por e ka detyrim ndaj shqiptarëve që të jetë transparent, ai s’do ta ketë të lehtë. Unë do të jem në sallë dhe do të kem kohën time të diskutoj.

Si përket protestës së 3 marsit, deputetja e PD konfirmoi pjesëmarrjen ndërsa i bëri thirrje gjykatës të mos ndikohet nga askush në vendimin e saj për fatin e PD.

“Është çështje delikate, është shumë vonë shqyrtimi por unë uroj që gjykata të marri një vendim dhe të mos e zvarrisi se opozita është në ngërç politik për të vazhduar më tej me zgjedhjet e 14 majit ku opozita duhet të jetë e bashkuar. E rëndësishme është që gjyqësorit të ketë një vendimmarrje të prerë dua të bëj thirrje që trupi gjykues të shikoj vetëm bindjen profesionale dhe të mos vihet në presion të asnjë politikani. Nuk kam asnjë informacion por jemi rritur në këtë qytet dhe vettingu tregoi që kishte gjyqtarë që merrnin vendimmarrje politike dhe nuk kaluan vettingun.

Thirrja jonë ka nevojë të ketë protesta ditë dhe natë t’i bëjë thirrje qytetarëve të mbështesin opozitës për shkak të qasjes negative ku po shkon vendi ynë, po ikin të rinjtë, të rejat, abuzimi me buxhetin e shtetit është në ekstrem. Duke qenë se përkon me vendimin e gjykatës do ta mendoja herë të mos kishte protestë në këtë datë, por në çdo protestë që thërret opozita shqiptare, unë do të jem”, tha deputetja.

Related Posts

Leave a comment