Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Partizani këmbëngul që derbi të luhet tek kompleksi: FSHF-ja, Tirana, dhe policia po bëhen pengesë…

-640-0-8c94aac6075f9f0623f9070e6a62770a

Ditën e djeshme, drejtuesit e kuq kanë vendosur që sfidën derbi që do të luhet të hënë ndaj Tiranës ta zhvillojnë në kompleksin e tyre, që i ka të gjitha standaretet për zhvillimin e këtij dueli.

Por, çuditërisht po has në një pengesë të pakuptimtë nga ana e FSHF-së, klubit të Tiranës, dhe policisë së shtetit.

Për ekipin bardheblu kundërshtia mund të mirëkuptohet sepse një sfidë në stadiumin e Partizanit, do të bënte që në mbështetje të skuadrës së tyre do të ishin rreth 200- tifozë.

Ndërkohë, befasia vjen nga ana e FSHF-së dhe policisë së shtetit. Këta të fundit i druhen menaxhimit të 200- tifozëve të Tiranës për krijimin e ndonjë incidenti të mundshëm.

Në fakt është anormale te mendosh që forcat e policisë të “dorëzohen” para 200- tifozëve dhe t’i mohojnë të drejtën një klubit ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e saj që plotëson të gjitha parametrat për zhvillimin e çdo sfide.

E njëjta situatë edhe me FSHF-në që kërkon gjithashtu që kjo ndeshje të luhet në “Air Albania”, duke dashur që të shfrytëzojë për të rregulluar imazhin e futbollit shqiptar.

Gjithsesi deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se ku do luhet ky derbi, ndonëse presidenti i Partizanit Gaz Demi po këmbëngul që kjo ndeshje të luhet në kompleksin e tij.

Related Posts

Leave a comment