Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Begaj takon më 7 mars shefin e NATO-s Jens Stoltenberg, në fokus zhvillimet strategjike në Ballkan

-640-0-1677857542x1677781731-5-963

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë më 7 mars një takim me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Kreu i shtetit do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtare, presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Në përfundim të takimit, në orën 13:00, presidenti Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Related Posts

Leave a comment