Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Apeli i dha vulën e PD-së, Alibeaj bën lëvizjen e radhës të hënën

-640-0-1675779820xalibeaj-852

Pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të grupit të Enkelejd Alibeajt, ky i fundit po nis përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Teksa pritet që të hënën të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e PD-së për garën elektorale, Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së, do të mbledhë të hënën strukturat e partisë.

Në njoftimin për mediat, Alibeaj bën me dije se do të mbledhë kryesinë e Partisë, grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, mbledhje në të cilat do të diskutohet mbi situatën e fundit të krijuar brenda Partisë Demokratike, si edhe një fokus të veçantë do kenë zgjedhjet vendore.

“Ditën e hënë, datë 6 Mars 2023, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar, me rend dite: “Situatën politike dhe qëndrimin e Partisë Demokratike mbi zhvillimet e fundit në raport me zgjedhjet lokale të 14 Majit”. Ju falenderoj!”, njofton Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment