Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balla: Sot përzgjodhëm kandidat për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier, profesionistë të moshave të ndryshme

auto_Balla-2_11677937205

Në një prononcim për mediat, Taulant Balla tha se PS është regjistruar zyrtarisht në komisionin zgjedhor të zgjedhjeve të 14 Majit ndërkohe që takimi i sotëm  kishte te bënte me përmbylljen e procesit te përzgjedhjes se kandidateve  për anëtare të këshillit  bashkiak Fier.

“Sot PS është regjistruar regjistruar zyrtarisht në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. I bëj thirrje forcave politike t’i përmbahen afatit.

Takimi i sotëm ishte për anëtarët e Këshillit Bashkiak Fier. Kemi zhvilluar proces 1-mujor për propozimet dhe kandidimet.

Kemi profesionistë të moshave të ndryshme, fierak me kontribut të përgjithshëm të cilët janë vetë ofruar e propozuar dhe që do pasuronin parlamentin vendor por listën që do të propozojë PS për zgjedhjet e 14 majit. Sot mbledhja me 600 anëtarët e asamblesë ishte dhe përmbyllja e këtij procesi.”– thotë Balla.

Related Posts

Leave a comment