Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dënohet me 15 vjet burg liderja e opozitës në Gjeorgji

-640-0-1678114476xliderja-e-opozies-gjeorgjiane-941

Një gjykatë në Minsk ka dënuar në mungesë  lideren opozitare në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya dhe katër liderë të tjerë opozitarë, për akuzat që gjerësisht konsiderohen se janë të motivuara politikisht.

Gjykata e Qytetit të Minskut më 6 mars dënoi Tsikhanouskayan me 15 vjet burgim, ndërkaq politikanin tjetër opozitar, Paval Latushka me 18 vjet.

Tre figurat e tjera opozitare, Maryya Maroz, Volha Kavalkova, dhe Syarhey Dylevski u dënuan me nga 12 vjet burgim.

Gjykatësi Pyatro Arlou shpalli pesë politikanët opozitarë fajtorë për tentim të rrëzimit të Qeverisë, krijim dhe udhëheqje të grupit ekstremist, nxitje të urrejtjes dhe dëmtim të sigurisë kombëtare.

Related Posts

Leave a comment