Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk i kemi shitur armë Ukrainës”, Vuçiç përgënjeshtron pretendimet e mediave ruse

-640-0-1675419767xvucic-811

Serbia nuk i ka shitur asnjë armë, pajisje apo municion Ukrainës apo Rusisë. Me këto fjalë, Presidenti Aleksandar Vuçiç mohoi pretendimet e mediave ruse, se 3500 raketa nga fabrika serbe Krushnik u ishin dorëzuar forcave të armatosura të Ukrainës përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

Ky informacion u cilësua si tejet shqetësues nga ministria e jashtme në Moskë. Por Vuçiç deklaroi nga konferenca e OKB në Doha, se ata që po fabrikojnë lajme të tilla janë gënjeshtarë dhe duhet të kenë turp, pasi po i sjellin dëme Serbisë.

“Për Serbinë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ekzistojnë të ashtuquajturit përdorues të lejuar dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, jemi të pastër si loti”, tha Vuçiç.

Më herët përgënjeshtrimi ka ardhur nga Krushnik dhe Ministria e Mbrojtjes në Serbi. Lidhur me pretendimin se armët janë eksportuar në Ukrainë nga Serbia, përmes Turqisë, Vuçiç tha se Serbia “e ka mbrojtur veten në mënyrë shtesë” duke ditur se ekziston mundësia që një pjesë e municioneve të përfundojë diku tjetër.

“Ne theksuam se është e pamundur që pa pëlqimin tonë të eksportohen municionet që i kemi dhënë Turqisë”, tha Vuçiç.

Portali rus “Mash” ishte ai që raportoi mbi dyshimet se 3500 copë raketa “M-21 GRAD” 122 milimetra të fabrikës Krushi iu dorëzuan Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Portali publikoi dokumente, të cilat pretendohet se tregojnë që kompania kanadeze “JNJ Export Import” ka porositur raketa nga “Krushik”.

Media ruse ka pohuar se arkat kanë fluturuar nga Serbia në Turqi, ku si ndërmjetës ka kryer transitin kompania turke “Arca Savunma Sanayi Ticaret”, përmes së cilës ngarkesa ka shkuar në Sllovaki, e më pas në Ukrainë.

Related Posts

Leave a comment