Kryeministri Edi Rama do të pritet nesër në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Rama dhe Scholz do të kenë të martën e 7 marsit një takim kokë më kokë në orën 11:15, më ata do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp në orën 12.30.
Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të ketij viti në Tiranë.
Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me Scholz do të caktohet data e samitit të Tiranës, të kësaj nisme.