Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjedia me 57 të vdekur në Greqi, lihet në burg shefi i stacionit hekurudhor në Larisa

-640-0-1677687435xgreqi-118

Pas tragjedisë së përplasjes së trenave që shkaktoi vdekjen e 57 personave në Greqi, komisioni i posaçëm hetimor ka nisur këtë të hënë punën me analizën e shkaqeve që sollën tragjedinë në Tempi. Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës, Vassilis Samaras është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ai ka paraqitur argumentet e tij para grupit hetimor dhe sipas dëshmisë ka dhënë se e nuk e kishte kuptuar gabimin e tij, duke i lënë gjërat të zhvillohen vetë, në një mënyrë fatkeqësisht tragjike.

Gjatë dëshmisë 59 vjeçari ka pohuar se në bankën e të akuzuarve duket të ketë edhe punonjës të tjerë që duhet të ishin në punë në orën 23:00 të së martës së kaluar, por ishin larguar para kohe dhe lanë vetëm.

Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale të cilat parashikojnë 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Avokati i tij njoftoi se Samaras pranon pjesën e fajit që i përket, por jo përgjegjësinë për mungesat e pajisjeve dhe sisteme të sigurisë në hekurudhat greke.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra shefi i seksionit të trajnimeve në hekurudhat greke, i cili akuzohet se ka vendosur në detyrë Samaras pa qenë i aftë për ta bërë këtë, ndërsa emërimi i tij në këtë post ka marrë edhe përmasa politike, pasi është kryer me ndërhyrjen e një deputeteje të Partisë Konservatore që qeveris vendin këto 4 vitet e fundit.

Related Posts

Leave a comment