Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha akuza Ramës: Po mban peng rezolutën për gjenocidin serb

auto_sali-berisha-scaled1678890590

Ditën e sotme nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke thënë se Rezoluta për gjenocidin në Kosovë ka mbi 9 muaj në parlament, por sipas tij po pengohet nga Rama.

Berisha u hspreh me tej se sipas tij ky është një akt i pashembullt në histori dhe se Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç.

“Ligjet që kanë dorëzuar deputetët demokratë, ata i mbajnë në sirtar. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, ka mbi 9 muaj në parlament. E mban në mënyrën më antiligjore dhe më antikushtetuese, kryetarja e parlamentit, Linda me urdhër të Edi Ramës.

Ky është një akt i pashembullt në histori. Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç“, deklaroi Berisha.

Related Posts

Leave a comment