Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha: Opozita finalizon në orët që vijnë koalicionin më të fuqishëm. Ramës i ka mbetur vetëm…

berisha-1-1280x703-1-750x375

Sali Berisha ka deklaruar se përpjekjet e Edi Ramës “për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund”.

“Dështoi me turp! Opozita finalizon në orët që vijnë koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale më datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por, unë një gjë u them demokratëve: se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës”, tha Berisha.

“Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal”, shtoi Berisha.

Related Posts

Leave a comment