Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Polonia do të dërgojë në Ukrainë avionë luftarakë

download (41)

Polonia do të dërgojë në Ukrainë katër avionë luftarakë MiG-29. Katër avionët, sipas presidentit polak, Andrzej Duda do të dërgohen në ditët në vijim ndërsa vendi bëhet i pari anëtar i NATO-s që e ndërmerr këtë hap.

“Kur bëhet fjalë për avionët MI-29, të cilët ende operojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, është marrë një vendim në nivelet më të larta, mund të themi me besim se po dërgojmë MIG në Ukrainë”, tha Duda.

“Ne kemi rreth një duzinë MIG-sh që i kemi marrë në vitet ‘90 nga Republika Demokratike Gjermane dhe janë funksionale dhe luajnë një rol në mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore. Ata janë në fund të jetës së tyre operacionale, por janë ende funksionale”, shtoi Duda.

Duke folur në një konferencë shtypi, së bashku me Presidentin e sapo betuar të Republikës Çeke Petr Pavel në Varshavë, presidenti polak zbuloi edhe temat e diskutimit me homologun e tij çek.

“Republika Çeke dhe Polonia janë vende që janë në pararojë absolute kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, si në nivel humanitar ashtu edhe në atë ushtarak,” tha Presidenti Duda.

Leave a comment