Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse falimentuan dy banka ne SHBA dhe mesimet qe dalin

138312125_10157577450650143_559661740393376008_n
Të premten e kaluar, rregullatorët e bankave mbyllën Banken Silicon Valley , në Santa Clara, Kaliforni. Falimentimi i saj eshte falimentimi i dyte më i madh në historinë e SHBA dhe më i madhi që nga kriza financiare e vitit 2008.
Të dielën, rregullatorët mbyllën edhe Banken Signature me bazë në Nju Jork.
Ndërsa nxituan të frenojne pasojat, zyrtarët e tre institucioneve shume te rendesishme: Rezervës Federale, Thesarit dhe Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave njoftuan te dielen ne një deklaratë të përbashkët se “depozituesit e bankes Silicon Valley do të kenë akses në të gjitha paratë e tyre duke filluar nga e hëna”. Një program i ngjashëm do zbatohet edhe për Bankën Signature.
Sipas tyre humbjet bankare nuk do t’i bartin taksapaguesit, por kush ? Çfarë ndodhi? Dhe çfar duhet mësuar?
Historia e rrënimit të Bankës së Silicon Valley :
Gjatë pandemisë, startup-dhe kompanitë e teknologjisë gëzuan fitime të mëdha, disa prej të cilave i depozituan në Banken e Silicon Valley,ndersa me paratë e tyre, banka investoi kryesisht në bono thesari me afat të gjatë.Ky investim premtonte kthime të mira atehere kur normat e interesit ishin të ulëta.
Por pak më shumë se një vit më parë, Rezerva Federale rriti normat e interesit nga gati zero në mbi 4.5 %.
Si rezultat:
1.Vlera e zotërimeve të bonove të thesarit nga Silicon Valley Bank ra për shkak se obligacionet e reja paguanin interes me te larte.
2.Ndërsa normat e interesit u rritën, kompanitë sipërmarrëse duhej të paguanin më shumë për të marrë hua. Si pasoje, këtyre kompanive u duhej të tërhiqnin më shumë nga paratë e tyre ne banka për të përballuar shpenzimet.
Por banka nuk kishte para të mjaftueshme per ta.
Në fillim të viteve 1930, të tilla situata bankare ishin të zakonshme. Por administrata e Roosevelt miratoi ligje dhe rregullore që u kërkonin bankave të kishin më shumë para likuiditet, duke u ndaluar atyre të investonin paratë e depozituesve të tyre për fitimet e tyre.Aprovimi i aktitt Glass-Steagall, synonte sigurimin e depozitave dhe mbikëqyrjen e fort te bankave.Ky rregullim zgjati deri në vitet 1980, kur financuesit e Wall Street, duke parë potencialin për fitime të mëdha, shtynë çmontimin e ketyre rregulloreve qe kulmuan ne 1999, kur Presidenti dhe Kongresi shfuqizuan edhe atë që kish mbetur nga Glass-Steagall.
Kriza financiare e 2008, me e madhja që nga 1929, ishte rezultat i drejtpërdrejtë i derregullimeve financiare.
Në vitet 50 dhe 60, periudhe kur bankat ishin të rregulluara sektori financiar përbënte vetëm 10 -15 % të fitimeve të korporatave të SHBA.Derregullimi e bëri sektorin financar jashtëzakonisht fitimprurëse. Keshtu ne mes te viteve 1980, ai perbente 30 % të fitimeve të korporatave, ndersa ne 2001 arriti 40 % ose katër herë më shumë se fitimet e bëra në të gjithë sektorin prodhues amerikan.
Pas shpërthimit te flluskes në 2008 dhe falimentimit te bankes Lehman Brothers,nje paketë shpëtimi per Wall Street-in u mendua si mënyra e vetme për të shmangur një tjetër Depresion të Madh.
Administrata Obama shpëtoi Wall Street-in, por me një kosto të madhe për taksapaguesit dhe ekonominë. Vlerësimet e kostos së vërtetë të paketës së shpëtimit variojnë nga gjysmë trilion dollarë në disa trilionë. Rezerva Federale gjithashtu ofroi subvencione të mëdha për bankat e mëdha në formën e kredive praktikisht falas. Por shume pronarë humben shtëpite të cilat papritmas vlenin më pak se hipotekat e borxhit per to.
Paketa e rregulloreve të vendosura pas krizës financiare te 2008 (e quajtur Dodd-Frank) megjithate nuk ishte aq strikte sa ligjet dhe rregulloret bankare të viteve 1930.
Ajo kërkonte që bankat t’i nënshtroheshin testeve të stresit nga Rezerva Federale dhe të mbanin një sasi minimale të parave të gatshme në bilancet e tyre për t’u mbrojtur nga goditjet, por nuk i ndalonte bankat të luanin me paratë e investitorëve të tyre duke bere investime te rrezikshme per fitime te medha.Kjo per shkak të lobistëve të Wall Street-it, me donacione bujare per fushatat elektorale.
Sa me siper spjegon falimentimin te premten të Bankes Silicon Valley.
Cdo ekonomist i mire e di se kur Rezerva Federale rriti normat e interesit,aq shumë dhe aq shpejt ,disa nga bankat që kishin investuar në bonot e thesarit do të tkurreshin. Pyetja qe behet eshte :pse nuk nderhynë rregullatorët? Kjo ngjarja na kujton se edhe mbrojtja e dobet qe ofronte paketa rregullatore e quajtur Dodd-Frank u hoq nga presidentit Trump, i cili në vitin 2018 nënshkroi një projektligj që reduktoi kontrollin mbi shumë banka dhe hoqi kërkesën që bankat me aktive nën 250 miliardë dollarë t’i nënshtroheshin testimit të stresit dhe uli sasinë e parave qe duhet te mbanin ne bilancet e tyre për t’u mbrojtur nga cdo goditje . Kjo çliroi bankat më të vogla si Silicon Valley Bank (dhe Signature Bank) – të investonin më shumë nga depozitat e tyre dhe të bënin më shumë para për aksionerët e tyre dhe drejtuesit e bankave(CEO dhe bordet)
Ndikmi ne Europe i renies se dy bankave amerikane.
Sipas Komisionerit te BE, Paolo Gentiloni BE po “monitoron situatën në kontakt të ngushtë” me Bankën Qendrore Evropiane.
Kurse Antonio Fatas, profesor i ekonomisë në shkollën e biznesit INSEAD nuk sheh një rrezik sistemik në Evropë as nga falimenti i SVB.
Sipas tij : “Dallimi themelor është lloji i rregullimit dhe testet e stresit që ne bëjmë në Evropë janë më të rrepta”.
Dy mesime pas kesaj per sistemin tone bankar:
1. Rritja e deritanishme e normes se interesit nga BSH , duhet të shoqerohet me nje monitorim te kujdesshem te bankave që kanë investuar shumë në bono thesari.
2. Ne zbatim te objektivit te saj per mbajtjen nen kontroll te inflacionit,BSH nuk duhet te rrise me tej normat e interesit pa bërë një vlerësim të plotë të pasojave te rritjes se interesit ne bankat e nivelit te dyte.
Sistemi yne bankar, ashtu si dhe sistemi bankar europian fatmiresisht zbaton rregullat Dodd-Frank,te cilat pas nje periudhe te gjate te normave te uleta te interesit duket se kane nevoje per reflaktim te kujdesshem.
Siguria e depozitave ecen paralel me mbikqyrjen rigoroze te bankave si institucione publike.

Related Posts

Leave a comment