Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i Lefter Allës, Balla: Nuk marrim në mbrojtje askënd, nuk jemi zyrë avokatie! Përgjegjësia personale

-640-0-1679307121xballapng-571

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbajti këtë të hënë një deklaratë për media, ku u pyet në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla për abuzime me tendera.

Balla në përgjigjen e tij tha se qëndrimi i Partisë Socialiste është i qartë, se nuk do të jetë zyrë avokatie për askënd. Ai theksoi se kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi individuale.“Çdo javë apo çdo muaj ke një kryetar në vendin fqinj, anëtar në Bashkimin Evropian që ke raste të tilla. Kjo është një gjë që nuk ka të bëjë dhe nuk ka asnjë koment për këtë. E kemi thënë dhe e kemi stërthënë, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është zyrë avokatie për askënd.

Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. Qoftë kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar nga SPAK dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim dhe do të vijojë ta mbajë.

Në SHBA FBI-ja shkon në Shtëpinë e Joe Biden, unë nuk di ndonjë që t’i thotë Partisë Demokratike amerikane se përse FBI-ja bastis banesën e presidentit”, tha Balla.

 

Related Posts

Leave a comment