Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Xavi: Dominim absolut ndaj Realit, jemi shumë lart! Ancelotti nxjerr blofin e La Liga-s: Kthehemi në Madrid me dyshime, mjaftonte ai sistem

download (44)

“Ne nuk ndihemi ende kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm”.

Kështu e komenton Xavi Hernandez suksesin në El Càsico, pasi katalanasit me golin e Franck Kessie vulosen nje sukses 2-1 kundër Real Madridit që vlen +12 pike në renditje:

“Por kemi parë një ekip shumë më lart dhe superior se Real Madridi.

Ne ishim lart në mbrojtje, sonte dhe gjatë gjithë sezonit. Dhe sonte ishim të mirë edhe në sulm.

Dominuam ndaj Real Madridit, duke krijuar shumë raste. Është një fitore e merituar që na jep besim të madh”, tha ai.

Real Madrid humbi El Clàsico, por Carlo Ancelotti nuk pajtohet. Pas humbjes 2-1 ndaj Barcelonës, trajneri italian u shpreh kështu në konferencën për shtyp:

“Jam krenar për ekipin tim, jam i bindur se nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe.

Barcelona është dymbëdhjetë pikë përpara sepse ishte më konstant gjatë sezonit.

Ne paguajmë janarin pas Botërorit që na dëmtoi shumë në renditje. Tani po bëjmë mirë dhe mendoj se do ta mbyllim mirë këtë sezon.

Goli i Ansesio i anuluar? Nuk jam i sigurt se ishte jashtë loje. Nëse VAR e vendosi keshtu, megjithatë, duhet ta pranojme…

Në Kupën e Botës, gjithçka ishte më e qartë me offside gjysmë automatike. Ne do të kthehemi në Madrid me disa dyshime”

Related Posts

Leave a comment