Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Napoli fikson çmimin për Osimhen

-640-0-1679492570x83aa8f2c6f704617aac9d51fde75e427-373

Victor Osimhen mund të larghet nga Napoli gjatë kësaj vere dhe klubet me të gatshme për të plotësuar tekat ekonomike të De Laurentiis janë ato të Premier League.

Manchester United dhe Chelsea po bëjnë maksimumin që të bindin sulmuesin nigerian të zgjedhë një prej dy klubeve në garë të fortë, por fillimisht ata duhet të kënaqin Napolin me një ofertë interesante. Pasi e transferoi nga Lille dy sezone më parë për rreth 80 milionë euro, presidenti i kaltër nuk dëshiron të dalë i humbur nga shitja e sulmuesit që po zhvillon një sezon fantastik.

Në këtë mënyë, De Laurentiis ka vendosur çmimin që është plot 170 milionë Euro, rreth 80 mië shumë se sa paratë që pagoi për të bindur klubin francez. Lajmin e bën të ditur “Sky Sport Italia” që thekson se këtë përgjigje Napoli ua ka kthyer menjëherë të dyja klubeve që tashmë duhet të bëjnë llogaritë me arkën e tyre dhe më pas të lëvizin me shpejtësi.

21 gola në 25 ndeshje me fanellën e Napolit në kampionat dhe një nga qëndërsulmuesit më të fortë të kontinetit. Osimhen ka një kontratë që e lidh me klubin e kaltër deri në vitin 2025 dhe në Napoli janë të qetë, ai mund të largihet vetëm për shifrën që kërkojnë, në të kundët, karriera e tij mund të cazhdojë në Serie A.

Related Posts

Leave a comment