Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dilema e Vuçiç, Borrell i prerë: Çdo përpjekje për të vënë në mëdyshje marrëveshjen e Ohrit është e kotë

-640-0-borrell-1 (1)

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha sot se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.

Përmes një deklarate për shtyp para fillimit të Samiti të liderëve të BE-së, Borrell tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje

“Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë.

Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.

Sipas Borrell, marrëveshja është një tërësi dhe duhet të zbatohet nga të gjitha palët. “Është një tërësi, duhet të zbatohet nga të gjitha palët, në mënyrë tërësore dhe ne do të ndjekim me vëmendje kush zbaton e kush jo.

Unë do t’i këshilloja që të mos targetojnë askënd, por të bëjnë punën e tyre”, tha shefi i Politikës së Jashtme të BE-së.

Related Posts

Leave a comment