Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

matlija-750x373

Në një prononcim për mediat, avokati i familjarëve të Gërdecit, Dorian Matlia, kërkoi nga gjykata të menaxhojë më mirë procesin me rihapjen e cështjes.

“Sot e shtyu seancën për t’i marrë mendim palëve, për të verifikuar statusin e kërkuesve, pra të familjes Durda, a janë viktimë apo jo të krimit. Pavarësisht se vendimi dihet botërisht, gjykata vendosi të bëjë këtë lloj procedure.

Me thënë të drejtën, s’më duket aspak normale, sepse viktimat e krimit thirren nga gjykata, dhe nuk është gjykata që vendos nëse do i thërrasë apo jo. Ajo duhet thjesht t’I thërrasë dhe kaq.

I bie të fillojë të pyesë edhe a duhet të marrë pjesë prokurori, a duhet të marrë pjesë i pandehuri, gjë që i ka zgjidh ligji dhe s’ka pse t’I zgjidhë gjykata.

Ne e konsideruam herën e parë sikur kishte një lapsus, pra gjykata mos i dinte mirë emrat. I paraqitem provë e të gjitha, dhe ndodhi edhe sot që nuk mori vendim. Palët janë aty, gjykata duhet të menaxhojë mirë procesin.” -u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment