Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Task-forcë Shqipëri-Britani për politikat e emigrimit

auto_ramarishi1679586642

Shqipëria dhe Britania e Madhe do të krijojnë një “task forcë” të përbashkët lidhur me politikat e emigrimit dhe sigurimin e kontratave të punës.

Ky u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një takim me drejtuesit e London School of Economics, ku diskutimet u fokusuan tek ekonomia, arsimi dhe emigrimi.

“Në prestigjiozen për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimi”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama nisi një vizatë zyrtare në Londër ku pritet të takohet me homologun Rishi Sunak.

Ata do të zhvillojnë një takim kokë më kokë për 60 minuta dhe më pas do të ketë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Në foks të takimeve do të jetë çështja e emigracionit, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe inovacioni.

Vizita e Ramës është e para që një kryeministër shqiptar viziton Londrën me ftesë të qeverisë britanike.

Related Posts

Leave a comment