Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dialogu Kosovë-Serbi, Abazoviç: Raundi i ri i negociatave të mbahet në Mal të Zi

-640-0-1669393437xabazovic-367

Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se Mali i Zi është i gatshëm që të kontribuojë dhe të mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ai theksoi se Mali i Zi luan rolin e një pajtuesi në rajon.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre, duke përfshirë mbështetjen logjistike”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se vendi që ai drejton është i gatshëm që të presë në një raund tjetër bisedimesh Kosovën dhe Serbinë.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë, të favorshme për Serbinë dhe Kosovën”, tha Abazoviç.

Ky i fundit shtoi se më e rëndësishmja është që marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të zbatohet.

Related Posts

Leave a comment