Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Itinerari i lëvizjes së autorëve që kryen aktin terrorist ndaj Top Channel

-640-0-1679914650xvrasja-476

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku godina e Top Channel u sulmua me armë zjarri.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në atentatin ndaj Top Channel kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, ku njëri ka qenë në rolin e shoferit.

Automjeti tip Range Rover rezulton i vjedhur, njesoj edhe targat e përdorura në mjet. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, autorër kanë ardhur nga Mëzezi, ka kaluar përpara godinës së Top Channel dhe rreth 100m më lart është kthyer.

Në momentin kur kanë qenë duke lëvizur drejt Mëzezit, ata kanë hapur zjarr në lëvizje, duke qëlluar rreth 27 plumba, shumica e të cilëve kanë përfunduar në fasadën e godinës.

Fatkeqësisht një nga këto plumba ka kapur rojën e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke qëndruar në vendin e rojës. Ai ka dalë nga vendi i tij dhe pasi ka ecur pak metra është rrëzuar.

Related Posts

Leave a comment