Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Legjenda Boniek paralajmëron Poloninë: Shqipëria është më lart se Çekia

-640-0-db7dfd7888b9a38d986842ee4e59943d

Ish-futbollisti i famshëm i Juventusit e Romës, por edhe në rolin e ish-presidentit të Federatës Polake të Futbollit, Zbigniew Boniek, paralajmëron kombëtaren polake rreth përballjes së mbrëmjes me Shqipërinë.

Legjenda polake shprehet se kombëtarja e drejtuar nga trajneri Fernando Santos nuk e ka luksin të nënvlerësojë kuqezinjtë, sidomos pas disfatës në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Çekisë me shifrat 1-3. Boniek thekson se e sheh Shqipërinë një kundërshtar më të fortë se Çekia ndërsa shtoi se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për Poloninë.

“Ndaj Shqipërisë kombëtarja duhet të shpalosë një futboll krejtësisht të ndryshëm nga ajo që pamë me Çekinë. Në mendimin tim, Shqipëria është më lart se Çekia. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por duhet të fitojmë me patjetër”, u shpreh Boniek.

Kujtojmë se ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, mund ta ndiqni në platformën Digitalb përmes SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:45.

Related Posts

Leave a comment