Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nje shaka me veten.

336266265_932048891462463_5056082532499495572_n

Josif Papagjoni

Dhe vitet rrjedhin ose “thyejne zverkun”…
E shoh fytyren e ketij djaloshi me driten derdhur ne sy, plot 51 vjet me pare. Sa kishte mbarur Institutin e Larte te Arteve, dega dramatike, per aktor, ne vitin 1972… Enderronte te behej, ndofta, nje regjisor, e kishte qejf librin, trillin, imazhin, simbolet ngulur mes ajrit te skenes, gjuhen e trupit, ankthet dhe “arpezhin” qe e folura e aktorit jep; ose nje shkrimtar, se i pelqente te luante me germat, heshtjet; ose… ose… nje kirurg, se donte aq fort t’u gjendej te tjereve ne lengata. Mirepo ky tjetri sot, ky tullaci, qe lazdron vetveten me nje “karte e me nje pende”, tashme pa nje fije floku, pa ate vezullimin e dikurshem qiellhapur ne sy, ne paqen e pensionit dhe meditimeve me nge, gjithsesi po me germat e “dreqit” merret, me “germa ere”, veçse ne nje tjeter gjedhe. Por teksa trurin ia sperndritin mendime “filozofike” per njejtesine dhe ndryshueshmerine e ketyre dy fytyrave te tij, “I riu & I vjetri”, saora i trokasin dy postulate, qe jane vete thelbi i njeriut dhe kohe-jetes se tij, ne dy brigje a dy zgripe: rini dhe pleqeri. E para e Heraklitit per lumin qe s’eshte i njejti teksa ti hedh nje gur mbi syprine te tij, duke qene, megjithate, po i njejti, sepse uji sakaq ka rrjedhur tutje. E dyta e Sartrit, se jam ai qe jam, por do te jem ai qe s’jam, sentence qe hengri nje poet (mosha ime e di historine per cilin behet fjale). Dhe kjo ma ben çorap koken e shkrete. Eh!… Proceset tjetersuese dhe vuajtja e parrokshme e ndryshimit te perditshem, te mbajne te vetjakesia TY duke mos qene më TY, por nje TJETER. Vertet, ne keto dy foto jam dhe s’jam une: po ai djaloshi i fytyres se pare dhe po ai i moshuari i fytyres se dyte, sikurse me duket se kurregje s’ka ndryshuar brenda meje, sikur kam qene po njesoj, me po keto mendje e ndjeshmeri si dje, edhe sot. Ngjarjet po, ka ndryshuar, rrethanat, veshjet, makinat, rruget, madje dhe floket.. A s’jeni dhe ju si une? Dhe kur e shohim veten vite me heret, valle pikellohemi apo lujame me ironine, me vetveten, tallemi paksa? Jemi budallallepsur apo jemi bere me te mençur?! Te rinjte pohojne te paren, pleqte te dyten. Ku eshte e verteta?
Kam idene se femrat e vuajne me shume arratisjen e bukurise dhe freskise. Lekura eshte me sqimatare tek ato, ndersa meshkujt lekuren e kane me te “trashe”, tallen me “fuqine” e djeshme, kur shtrati merrte flake. Por edhe meshkujt nuk e kane me hare krahasimin, packa se shtiren si mosperfilles dhe vetetalles.
Ne vitin e katert kishim nje mik qe mbante ne bllok ca “shkrepje” mendimesh e farfuri te tijat filozofike si biçim sentencash, qe kishte qejf te na i lexonte aty te sheshi para Akademise se Arteve. Qene te bukura, por sapo ai na kthente krahet, ne talleshim e qeshnim me te gjorin: Ky paska levizur fare!… Edhe Niçja kishte levizur, thuhej. Nje Niçe i semure ne Mynyh ne Gjermani, e nje Niçe shqiptar ne Tirane, ec e beji bashke!… Mos po behemi ca si shume “Niçe” katundi ne pleqeri me qejfin per filozofime?
Ne fakt, kur je ne pune e veprim, ne ndjekje te parase apo cytur nga trillet e egos, ske kohe per parfume persiatjesh kesisoj, por kur plakesh te gjithe kane qejf te filozofojne nga pak. Sa jemi dhe sa s’jemi gjithepo te Njejtet?! Ky mund te jete nje iluzion sepse varet nga ndryshimi ne kohe. Kur sheh nje krimb dheu qe zvarritet, koha behet shekull. Ndryshe kur sheh nje zog ne fluturim, koha behet sekonde a minute. 70 e kusur vjet per historine jane nje grime, befti i sekondes. Por per nje jete si jeta ime apo juaja, jane nje kohe e pafund, shpesh e merzitshme, monotone, e pandryshueshme. Mua per vete rendom jeta ne ditet e mbrame me duket bosh, e merzitshme, po ajo, nje “dustin in air”. Po dje pse me dukej plot te papritura, ngjarje, dalldi, aventura, ego, shpresa, ambicie?!…
Sa te tjere para meje, miliona e miliona, e kane perseritur kete, dhe rishtazi do ta thone. Eshte nje vramendje prej matufi, nje fundjete ku boshi rritet dhe po te gelltit. Nje jete sa e jotja te jepet ne kodin tend gjenetik; aha, kaq e ke fare pak qe ta shpjegosh gjithe kete ngaterrese a hile te qenies. Dhe teksa ia nis ketij ligjerimi qe te ngushellosh veten, ja ku ia beh diku nje marrje mendsh, nje goditje ne zemer, nje dhimbje e forte si prag tromboze, aty… ketu… Dhe… dhe… kujtohesh se s’paske me kohe, se filli po keputet. Dhe vrap te ilaçet, te doktori…
Hem! Ku e lame?…

Related Posts

Leave a comment