Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi me armë drejt Top Channel, reagon Çuçi: Policia është maksimalisht e përkushtuar për ta zbardhur ngjarjen

-640-0-1675255584xcuci-366

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dënon sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Përmes një reagimi në Twitter,  Çuçi shkruan se Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Makina e këtyre të fundit, një “Range Rover”, është gjetur e djegur në Golem.

“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me Top Channel”, shkruan Çuçi.

Related Posts

Leave a comment