Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

UGSH/ Dënon aktin terrorist ndaj Top Channel, të gjenden urgjent autorët dhe të zbardhet motivi i ngjarjes

308486291_400353925592954_3583435383112539633_n
UGSH: Dënojmë me forcë aktin terrorist ndaj Top Channel, të gjenden urgjent autorët dhe të zbardhet motivi i këtij agresioni të rëndë ndaj lirisë së medias
Tiranë 27 Mars 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë aktin kriminal kundër televizionit kombëtar, Top Channel dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola i cili humbi jetën nga akti kriminal teksa ishte në krye të detyrës.
Ky është sulmi i dytë më i rëndë ndaj një televizioni kombëtar pas atij të vitit 1997 ndaj redaksisë së “Koha jonë” dhe sulmit mbi Radio Televizionin Shqiptar.
Ky akt terrorist është një agresion flagrant dhe tejet i rëndë ndaj lirisë së medias, demokracisë dhe sigurisë në vend.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon një hetim urgjent, të posaçëm nga organet e drejtësisë dhe ligjzbatuese si dhe të gjenden autorët e këtij akti terrorist për të mësuar arsyet dhe motivet e sulmit ndaj televizionit Top Channel.
UGSH kërkon që ky akt terrorist mbi televizionin kombëtar të hetohet prej një ekipi special, nga SPAK dhe hetues të posaçëm.
UGSH paralajmëron institucionet se vonesat për zbardhjen e autorësisë dhe ndëshkimin do të bashkëshoqëtohen me protesta dhe reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Related Posts

Leave a comment