Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Vendet e NATO-s janë pjesë e konfliktit në Ukrainë”

-640-0-1679905771xcapturee-201

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, është shprehur se NATO është palë në luftën në Ukrainë.

Ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë që nga viti 2008, dihet se është mik i ngushtë i Vladimir Putin.

“Në fakt, vendet e NATO-s janë palë në konflikt. Ata e bënë Ukrainën një kamp të madh ushtarak. Ata dërgojnë armë dhe municione për trupat ukrainase, u sigurojnë atyre inteligjencë”, citohet të ketë thënë Patrushevi nga gazeta qeveritare Rossiyskaya Gazeta.

Ai ka akuzuar edhe më parë Perëndimin për komplote të shumta, duke përfshirë “krijimin e një perandorie gënjeshtrash, që përfshin poshtërimin dhe shkatërrimin e Rusisë”, si pjesë e një plani të supozuar për “reduktimin e popullsisë së botës”.

Disa vëzhgues të Rusisë e kanë cilësuar Patrushevin si pasardhës të mundshëm të Putinit.

Related Posts

Leave a comment