Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi regjistrohet në KQZ me vulën e Partisë së Lirisë

-640-0-1666866743xkellicipng-734 (1)

Duke qenë se Sali Berisha ka mbetur pa parti, të gjithë kandidatët e tij futen në zgjedhjet e 14 Majit përmes logos të partisë së Ilir Metës.

Një ndër ta është Belind Këlliçi i cili është regjistruar për të garuar në zgjedhje me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Kërkesa e depozituar në KQZ për regjistrimin e Këlliçit si kandidat mban firmën e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, ndërsa vula i përket Partisë së Lirisë.

Këlliçi doli nga kandidatët e Primareve por duke qenë se Rithemelimi mbeti jashtë zgjedhjeve, do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos përmes koalicionit Berisha- Meta.

 

 

Zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi regjistrohet në KQZ me

Related Posts

Leave a comment