Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Anila Hoxha: Për sulmin terrorist të Top Channel janë derdhur shumë lekë. Kolegia ime e pa rojen në momentet e fundit, ishte e traumatizuar

-640-0-1dbdf68e3a2744d3e71a17a576c9d892

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka qenë pjesë e emisionit “Wake Up” ku ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt Top Channel dhe si pasojë mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.

Ajo shprehet se ky krim ka qenë i mirë organizuar dhe janë derdhur shumë para për këtë gjë.

Anila Hoxha: E gjitha kjo, duhet thënë e pjesa tjetër pastaj  që ecën njëkohësisht me pritshmërinë ndaj institucioneve, në radhë të parë ndaj policisë, absolutisht edhe ndaj prokurorisë së Tiranës edhe kujtdo agjencie e cila duhet t’i vendosë një emër autorësisë. Është shumë e qartë që është një ngjarje shumë e organizuar.

Mënyra se si flet qartë, është shumë e kuptueshme. Pra ka një plan të organizuar dhe këtë nuk e bën askush për një motiv të dobët. 

Është djegur një Range Rover, ne e dimë ka patur ngjarje mafioze të kalibrit të lartë ende të pazbardhura ndër vite ku janë përdorur mjete ose motor, pra është një ngjarje ku janë hedhur shumë lekë për ta kryer. Është djegur një Range Rover, nuk i ka kushtuar asnjë gjë, autorët, mënyra se si kanë qarkulluar, të kujdesshëm.

Blendi Salaj: Kjo është bërë nga profesionistë pra.

Anila Hoxha: Kjo është një ngjarje, një sulm ndaj institucionit  i organizuar dhe kjo kuptohet fare qartë, por ne shpresojmë që me gjithë këtë angazhim minutë pas minute të institucioneve të afrohen dhe të zbulohen autorët e mbi të gjitha motivet që kuptohet që janë për shkak të  misionit në mbrojtje.

Hoxha u shpreh se dëshmitarja e parë ishte kolegia e saj nga Departamenti i Lajmeve, e cila pak minuta pas ngjarjes ka arritur në ambientet e Top Channel, ku do të merrte turnin e natës.

Gazetarja, pasi ka pritur pak çaste që të hapej trau për të kaluar, ka zbritur nga automjeti, ku ka parë punonjësin e sigurisë Pal Kola pa jetë dhe në moment ka lajmëruar policinë dhe ambulancën e më pas kolegët.

Siç e përshkruan Hoxha, gazetarja ishte e traumatizuar por me një forcë të madhe për t’i ardhur në ndihmë viktimës.

Unë kur mbërrita menjëherë pasi më njoftuan oficerët e policisë, kur shkova për momentin isha pa fjalë dhe një nga koleget e mia që e takova, ishte duke pritur të hynte pasi në atë orë do të merrte turnin e natës dhe ishte në pritje në automjet që të hapej porta për të hyrë. 

Ajo po priste të hapej trau dhe ka menduar pse po vonohej oficeri, ishte ai momenti kur do ta mbështetësh, ishte e traumatizuar dhe në një moment kishte lënë automjetin dhe kishte dalë. Ishte dëshmitarja e parë që kishte parë Palin në momentin e fundit të jetës edhe si kjo kur fillon i pyet të gjithë, ishte traumatike e pastaj kthehet në forcë, që shiko jemi këtu për punën tonë për misionin tonë, asgjë nuk të tremb dhe vazhdojmë përpara”- u shpreh Anila Hoxha.

Related Posts

Leave a comment