Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kandidatët e Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit, Vokshi: Janë “judat” e PD. Pjesë e planit Rama-Basha kundër opozitës

vokshi-750x375

Për PD të drejtuar nga Sali Berisha nuk ka surpriza në lidhje me vendimin e PD të Enkelejd Alibeajt për të dalë me kandidatë alternativë në gati 1/3 e bashkive. Albana Vokshi, me përvojë të gjatë me strukturat e PD dhe bashkëpunëtore e afërt me zotin Berisha tha dje për emisionin “Pa Censurë” se vendimi i mbrëmshëm është pjesë e planit Rama-Basha kundër opozitës.

“Plani për të mbajtur peng opozitën është bërë i qartë pas publikimit të dosjes McGonigal. Hetimi i Ramës për Bashën dhe pagesat e tij për lobim u bë për ta mbajtur atë peng. Vendimet në mes të natës të atij grupi të vogël njerëzish që po punojnë kundër interesave të PD janë vendime të marra paraprakisht nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Asgjë nuk është e rastësishme.”- tha zonja Vokshi, e cila u shpreh e bindur se Lulzim Basha, pavarësisht se nuk ishte prezent në mbledhje, qëndronte pas shumicës së votave për të dalë me kandidatë në bashki të caktuara.

Albana Vokshi vuri në dukje se vendimet e mbrëmshme janë të marra pa asnjë transparencë dhe në shkelje edhe të statutit që njeh ai grupim, pasi anashkalohet vendimarrja më e rëndësishme në Këshillin Kombëtar apo struktura të tjera. “Kjo ndodh sepse nuk kanë asgjë. As partiçkë nuk i thua dot këtij grupimi, pavarësisht se logon ua dhuroi Edi Rama.”- tha zonja Vokshi, e cila e kundërshton tezën se PD është e përçarë. “Ata nuk kanë mbështetës, nuk kanë votues. Baza e partisë është një, nuk ka përçarje. Ata janë një grup shumë i vogël, që mbahen në këmbë nga Edi Rama.

Pa Edi Ramën dhe Lindita Nikollën, Enkelejd Alibeaj nuk do të ishte kryetar grupi dhe ky grup i Alibeajt dhe Lulzim Bashës nuk do të mbahej në këmbë, bashkë me 4-5 deputetë të tjerë, që për fat të keq kanë marrë votat e demokratëve dhe po punojnë kundër demokratëve. Mendoj që këta janë thjesht tradhëtarë! Janë “judat” e PD dhe kështu duhen trajtuar.- u shpreh zonja Vokshi gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Related Posts

Leave a comment