Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këlliçi premton transport publik falas/ Meta: Përfitojnë direkt qytetarët, Tirana ka nevojë për ndryshim

auto_meta-752x4401680017370

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kandidatit për kryetar bashkie Belind Këlliçi, i cili pak ditë më parë premtoi se nëse votëbesohet nga qytetarët për të drejtuar pushtetin vendor do të ofrojë transportin publik falas.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Tirana ka nevoj për ndryshim dhe nga premtimi i Këlliçit do të përfitojnë direkt qytetarët, pensionistët dhe të rinjtë.

Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët.

Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve tanë.

Related Posts

Leave a comment