Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sindikatat në Francë thirrje Macronit: Hiq dorë nga reforma e pensioneve

-640-0-1671715112xmacron-802

Sindikatat në Francë i bënë thirrje të martën presidentit Emmanuel Macron që të tërhiqet nga planet e tij për të rritur moshën e daljes në pension, teksa në disa qytete filluan sërish grevat dhe demonstratat.

Miliona njerëz kanë protestuar kryesisht në mënyrë paqësore dhe i janë bashkuar gravave që nga mesi i janarit për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj planeve të Macron, shkruan Reuters.

Protestat janë intensifikuar që kur qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar parlamentin në një votim përfundimtar mbi projektligjin e pensioneve pothuajse dy javë më parë.

Popullariteti i Emmanuel Macron ka shënuar një rënie në mars krahasuar me shkurtin, sipas një sondazhi të kryer nga kompania BVA për stacionin televiziv RTL.

Popullariteti ka rënë në 28%, niveli më i ulët për kreun e shtetit francez që nga nëntori 2018, fillimi i krizës së jelekëve të verdhë.

Related Posts

Leave a comment