Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Mos shpenzo para duke paguar lajme të rreme në Top Channel

-640-0-1680361651xkryemadhi-rama-462

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i bëri sot thirrje kryeministrit Rama që të mos shpenzojë më para e kohë me izraelitët duke paguar për lajme të rreme në Top Channel kundër saj, por të bëjë transparencë për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi denoncoi sot atë që e quajti korrupsion me inceneratorin e Sharrës nga kryebashiaku Veliaj.

Deputetja e PL-së tha se 75 ditë pas denoncimit të saj për atë që ndodhte në inceneratorin e Tiranës, në janar 2023, gjendja aty mbetet e njëjtë me kompaninë që paguhet 29 euro për ton për trajtimin e mbetjeve dhe që aktualisht bën vetëm groposjen e tyre.

“Edi Rama mos  humb kohë dhe para me izralitët duke paguar për lajme të rreme dhe duke blerë sekonda për të hedhur vrer në televizionin kombëtar Top Channel kundra meje. Hap dyert e inceneratorit. Edi Rama tregoji shqiptarve për krenaritë e tua. E gatshme të shkojmë bashkë që sot. Zero Iluzione nuk duhet të ketë për këdo zyrtar se do të shpëtojnë nga forca e ligjit për inceneratorët.

Pamjet e dronit të 17 Janarit 2023, i kanë zyrtarisht edhe organet e drejtësisë shqiptare. Në 2016, reforma në drejtësi nuk u votua me 140 vota nga e gjithë klasa politike, që për 1 vjedhje që zbulohej, hetimi i saj të zgjatej dhe zyrtarët publikë të qëndronin të pandëshkuar, me mbrojtje nga shteti.

Nuk ka kompani në botë që mund të fitojë arbitrazh për mospërmbushje të kontratës! Këto mashtrime nuk mund t’i shiten sot qytetarëve shqiptarë. Kjo është një kontratë e cila nuk ka përmbushur detyrimet, nuk ka kryer investimet, dhe ka korrupsion brenda të faktuar me fatura tatimore.” – tha Kryemadhi.

Më tej ajo i bëri thirrje kreut të SPAK-ut Altin Dumani që të hetojë çështjen e inceneratorit nisur nga faktet e jo nga mesazhet e kryeministrit.

Kryemadhi paralajmëroi se denoncimi i asaj që ndodh në inceneratorin e Tiranës do vijojë dhe se të gjithë përgjegjësit do dalin para drejtësisë.

Ndaj edhe një kërkesë shkon edhe për Kreun e SPAK, që ta shikojë me vëmendje dhe në mënyrë të plotë dosjen, nisur nga faktet, jo nga SMS e kryeministrit. Droni dhe faktet do vijojnë të buçasin fort për inceneratorët. Çdo fakt që më vjen edhe për intimidimin apo blerjen e drejtësisë do të bëhet publik.

Ndërsa unë vazhdoj të bëj thirrje për transparencë, që ta hapen dyert e inceneratorit të Tiranës, ju garantoj se në 15 Maj , 1 ditë pas ikjes së Erion Veliaj nga karrigja që i lejon të bëjë pagesat për inceneratorin e Tiranës, nuk do të paguhet më për këtë vjedhje të përditshme të shqiptarëve. Faleminderit.” – mbylli denoncimin Kryemadhi.

Related Posts

Leave a comment