Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DR SILVANA LOKA – POPULLIN NUK E TRADHTOI POLITIKA, POPULLIN E TRADHTUAN INTELEKTUALËT!

339120125_756348596008145_2092488951415273762_n

Për të gjithë intelektualët që, kur analizojnë Big Brother-in dhe fenomenin e tij, arrijnë në përfundimin “Ky popull e kërkon vetposhtërimin!”

E quaj të tepërt një analizë tjetër për Big Brother-in, jo sepse do të ishte e pavend, por sepse ndjej se sot ka nevojë për një ndryshim në këndvështrim.

Çdo ditë e më shumë lexoj qendrime të intelektualëve, të njohur apo të panjohur personalisht, të cilët, në përfundim të analizave demontuese të formatit të Big Brother-it si të pamoralshëm, tejet sipërfaqësor dhe denigrues për shoqërinë, e çojnë argumentin e tyre deri në përfundimin se: “Ky popull kështu e do! Ky popull kaq kapacitet ka! Ky popull e kërkon vetposhtërimin!”.

U bashkohem plotësisht kritikave për BB, por nuk e mbështes aspak mllefin ndaj ‘injorancës së popullit’.

Njeriu, në asnjë vend në botë dhe në asnjë pjesë të historisë së njerëzimit, nuk ka qenë i drejtuar kah poshtërimit dhe shterrjes morale e intelektuale. E kundërta është gjendja natyrore e njeriut.

Qendrimi i intelektualëve se: “ky popull e kërkon vetë poshtërimin…” është synimi final që gjithë politikat oligarke (pushteti politik + media) kërkojnë të arrijnë me servirjen deri në mbingopje të formateve televizive si BB.

Media nuk ia del të manipulojë vetëm masën. Synimi final është të manipulojë mendjen e intelektualëve, të cilët si përfundim thonë: ‘Njerëzit e kërkojnë dhe, si të tillë, e kanë hak poshtërimin!”.

Përgjegjësia e intelektualëve nuk është të lexojnë dhe të mendojnë më shumë se pjesa tjetër e popullit.
Personalisht gjithnjë kam menduar se përgjegjësia më e madhe e intelektualëve është të mendojnë për popullin me konsideratë të lartë dhe të bëjnë gjithçka të mundem që të hapin sytë e popullit që ai vetë të mësohet ta respektojë veten dhe të drejtohet kah zhvillimit.

Populli nuk e shikon Big Brother-in sepse BB është pasqyrë e popullit. E shikon sepse politika dhe media që ia ka shitur shpirtin politikës kanë arritur të helmojnë shpirtin dhe mendjen e shtresës intelektuale të shoqërisë.

Intelektualët kanë nevojë të mendojnë se media synon, më së pari, të manipulojë intelektualët. Dhe kërkohet ca guxim për të pranuar se, me deklarata të tilla, ia ka dalë!

Popullin nuk e tradhtoi politika!
Popullin e tradhtuan intelektualët!
Ndaj pjesën time të përgjegjësisë!

Çfarë mund të bëjmë?
T’i servirim gjithkujt, kurdo dhe kudo që të mundemi, atë të vërtetë që nuk ia servir politika dhe media: njeriun që jeton me pak, atë që jeton pa fanfaret e lekëve të ndotura, atë që bën bamirësi pa e rrahur kraharorin, atë që ofrohet për të ndihmuar deri në vetmohim pa pritur shpërblim…

Çfarë mund të bëjmë?
Të heqim dorë nga të folurit për shqiptarin votues, për shqiptarin që rend pas gjërave materiale dhe krejt të panevojshme për miréqenien e tij!

Le të flasim për SHQIPTARIN E VËRTETË!
Le të flasim, çdo ditë, gjithë ditën, për atë që është thelbësisht njerëzore te çdo shqiptar!
Dhe më besoni, NJERËZORJA është E DINJITETSHME!!!

Related Posts

Leave a comment