Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ende i pazbardhur! Misteret pse policia s’ka rënë në gjurmët e sulmit ndaj Top Channel

-640-0-f950fab494a589d97f2917fd59b24a25

Ka kaluar një javë nga sulmi terrorist i kryer ndaj Top Channel, ku u godit fjala e lirë dhe mbeti pa jetë një punonjës i sigurisë Pal Kola.

Autoritetet ende nuk kanë asnjë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, pavarësisht se thuhet se po punohet por hetimet po ecin me hapa të ngadaltë.

Top Channel i ka dërguar zyrtarisht një shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit, për të mësuar se në çfarë faze janë hetimet por ende nuk është marrë asnjë përgjigje edhe pas një jave.

Para rreth dy orësh në policinë e Tiranës është mbajtur një mbledhje e drejtuar nga drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, bashkë me strukturat e krimeve në policinë e Tiranës ku u analizuan të dhënat e hetimeve të mbledhura deri më tani.

Burimet thonë se edhe nga kjo mbledhje, që është vijim i shumë të tjerave të bëra në harkun e kësaj javë, nuk kanë dhënë rezultate shpresëdhënëse, me qëllim gjetjen e autorëve ose së paku disa prej të dyshuarve.

Megjithatë vijon ende pyetja e personave që kanë rezultuar të kenë qenë në perimetrin e Top Channel, disa ditë para se sulmi të ndodhte, ata janë verifikuar, kanë pasur alibitë e tyre dhe i është lejuar edhe kontrolli i banesës nga Gjykata.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe prokuroria e qytetit, e cila po mbikëqyr këto hetime.

Related Posts

Leave a comment