Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: E pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur! UÇK s’do mundet nga padrejtësia!

-640-0-1680601141xrama-787

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në ditën e dytë të gjyqit ndaj katër ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka komentuar deklaratën e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku thekson se patjetër që ato janë të pafajshëm dhe se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia.

Në postimin e tij kreu i qeverisë ka postuar një foto të Thaçit, me mbishkrim nga fjalët e tij në seancën e sotme gjyqësore në Hagë.

“ SIGURISHT QË PO!

Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!

MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA ”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment