Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndryshimet ligjore të AMA-s, Majko ironizon podcastet e Ramës dhe Berishës: Po këta i rregullon ky ligji?

-640-0-1680603795xmajko-276

Në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ditën e sotme është diskutuar për projektlogjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për median audiovizive në Shqipëri.

Mirëpo, deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar thirrjet për pjesëmarrje në podcaste të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Majko shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive. “Këto podcastet që dëgjojmë, z. Rama të vetin, edhe z. Berisha, a janë të rregulluara nga ky ligj?

Kam përshtypjen se influence e rrjeteve sociale po krijon zona të lira ekonomike, të pa monitoruara dhe ku mund të thuhet ccdo gjë? Ka fuqi AMA të ndërhyjë apo duhet tjetër rregullim ligjor? Mora dy shembuj, dy politikanë që po krijojnë një marrëdhënie të re mediatike?”- tha Majko.

Ndërsa përfaqësuesja e AMA sqaroi se në fakt bëhet fjalë për platforma e jo për individë. “Të paktën siç është referuar relacion, bëhet fjalë për platforma, për platformat e mëdha, jo për individë, ose platforma të mëdha që janë të thirrura, apo detyruara, të rregullojnë marrëdhëniet e tyre me materialet e tyre audiovizive.

Pra platforma shpërndarje të videove!”, – tha Mirela Oktrova, përfaqësuese e AMA.

Related Posts

Leave a comment