Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmohet me armë, ndërtesa e modeles shqiptare tregon ngjarjen nga dollapi: Agresori ka hyrë brenda, është e frikshme

-640-0-1680945109xxhesika-berberi10-967

Një e papritur i ka ndodhur modeles shqiptare, Xhesika Berberi në New York.

Me anë të një videoje në Instagram, ajo ka treguar se dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo jeton.

Këtë rrëfim modelja e bëri nga dollapi i saj i rrobave ku ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

“Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë.

Ka shume helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht çmendur dhe e frikshme,” tha ajo.

Related Posts

Leave a comment