Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tesla ul çmimet për të gjitha modelet e saj në tregun amerikan

auto_wirestory_6d08686ea442ea7e54dc49-1130x6351680962045

Për herë të tretë këtë vit Tesla ka ulur çmimet në të gjitha modelet e linjës së saj në SHBA, kjo shihet si një përpjekje për të tërhequr më tepër blerës në mes të rritjes së normave të interesit.

Uljet më të mëdha që u shfaqën të premten në faqen e internetit të Tesla ishin 5,000 dollarë për automjet për modelet më të shtrenjta të kompanisë që kanë shkallë më të ngadaltë të shitjes, sedani Model S dhe SUV-ja Model X.

Kompania hoqi 2,000 dollarë nga çmimi i SUV-së Model Y, e që është modeli më i popullarizuar, dhe shtoi një version me dy motorë me kosto më të ulët me çmim 49,990 dollarë. Model 3 mori një ulje çmimi prej 1,000 dollarëve, raporton ABC News.

Këto lëvizje vijnë pasi shitjet e Tesla-s në tremujorin e parë u rritën me 36 për qind, por nuk kishin pritshmëritë e analistëve. Kompania tha të dielën se dërgoi një rekord prej 422,875 veturave në mbarë botën nga janari në mars, pak më shumë se 310,000 të tilla një vit më parë.

Por në fakt rritja në fjalë kishte shifër më të vogël se ajo nga vlerësimet e analistëve, të cilët sipas FactSet parashikuan një dërgesë prej 432,000 veturave për tremujorin e parë.

Analisti i e-Mobility i Guidehouse Research Sam Abuelsamid tha se uljet janë një shenjë e ngadalësimit të kërkesës për Tesla. Sipas tij, kompania duhet të shesë më shumë vetura për të mbajtur fabrikat e saj të funksionojnë me kapacitet të plotë për të mbrojtur marzhet e larta të fitimit.“Përdorimi i përgjithshëm i fabrikave të pashfrytëzuara konsumon marzhin në një mënyrë jashtëzakonisht shpejt,” tha ai.

Related Posts

Leave a comment