Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama takim me biznesin e madh në Durrës: Rrisi pagat dhe mbani të paprekur kapitalin njerëzor

-640-0-1681316022xrama-130

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të madh në qytetin e Durrësit, ku theksoi domosdoshmërinë kapitalit njerëzor për zhvillimin e kompanive që operojnë në vendin tonë.

Rama tha se të gjitha sipërmarrjet duhet të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor sepse kur ta humbasin, do jetë shumë vonë. Kur mos të gjejnë më punonjës që duan të vijnë dhe punojnë me paga shfrytëzimi në kohën ku punojmë, do jetë shumë vonë për ta.

“Të gjithë e kanë të qartë se sot kemi hyrë në një fazë zëvendësimi të kapitalit njerëzor. Shumë prej zonjave që janë këtu kanë qenë me siguri që në ditën e parë dhe sot pak nga pak me siguri kanë filluar t’i afrohen moshës së pensionit. Ësshtë e qartë që zëvendësimi i tyre me djem apo vajza të reja që janë gati të ulen tek makina qepëse dhe të punojnë me përulësi dhe të marrin paga si këto që marrin sot, bëhet shumë e vështirë.

Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të paktën arsyeja e trajtimit dinjitoz të punonjësve, nuk duhet të jetë problem por përkundrazi duhet të jetë zgjidhja e problemit.

Të gjitha sipërmarrjet të rendin të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor sepse kur ta humbasin, do jetë shumë vonë. Kur mos të gjejnë më punonjës që duan të vijnë dhe punojnë me paga shfrytëzimi në kohën ku punojmë, do jetë shumë vonë për ta. E gjithë mungesa e respektit ndaj punonjësve do jetë boomerang ndaj këtyre kompanive”-tha Rama.

Ai tha se pavarësisht se qeveria e ka të pamundur të ndërhyjë në rritjen e pagave në bizneset private, nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa sheh se punonjësit nuk vlerësohen, duke theksuar se brenda këtij mandati synohet rritja e pagës minimale deri në 45 mijë lekë të reja. Ndërsa përsëriti se nuk do të jepen tendera publikë ndaj kompanive të ndërtimit të cilat kanë të deklaruara paga minimale për punonjësit e tyre.

“Jetojmë në një sistem që nuk ia mundëson shtetit të përcaktojë pagat në sektorin privat. Por nga ana tjetër nuk mund të rrimë të bëjmë sehir nëse kompani të caktuara nuk u përgjigjen punonjësve me dinjitet dhe përdorin paga që janë lëmosha shfrytëzimi.  Ajo që ne mund të bëjmë, është vendosja e pagës minimale, që është rritur në 40 mijë lekë, do ta çojmë në 45 mijë lekë brenda këtij mandati besoj unë.

Synimi është që në rrugën drejt 2030-ës, Shqipëria të mos ketë pagë minimale nën 60 mijë lekë. Por nuk është e lehtë për ne t’u imponohemi kompanive. Por nuk mund të shikojmë sesi kompani ndërtimi që kanë një shkallë vështirësie aq të ulët të paraqesin paga minimale për punonjësit e tyre. Ata nuk i paguajnë me këto paga realisht, por një pjesë të pagës ua japin nën dorë. Kështu ata iu grabisin punonjësve pensionet dhe sigurimet shëndetësore. Të gjithë në Shqipëri mendojnë se duhen rritur pensionet dhe me të drejtë”- u shpreh kryeministri.

Related Posts

Leave a comment