Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Polonia zhduket në rast lufte Rusi-NATO”, Lavrov: Perëndimi kërkon luftë në Gjeorgji e Moldavi

-640-0-1681485907xlu-941

Rusia vendos flotën e Paqësorit në gatishmëri të lartë. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, sqaroi se bëhej fjalë për një inspektim të papritur me synimin kryesor: testimin e aftësive mbrojtëse ndaj kërcënimeve të mundshme.

Si pjesë e stërvitjes, do të simulohet dhe zbarkimi i një ushtrie armike në ishujt e Rusisë, Sakhalin dhe Kuril, një pjesë e të cilëve pretendohen nga Japonia.

“Një pjesë e forcave ajrore, ushtarake dhe njësitë e mbështetjes janë të përfshira në këtë event. Synimi kryesor i këtij inspektimi, është rritja e aftësive të Forcave të Armatosura për të kundërshtuar agresionin e mundshëm nga armiqtë nga oqeani dhe deti”, deklaroi Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes.

Kremlini bëri të ditur se presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë personalisht në këto stërvitje. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, lëshoi akuza ndaj Perëndimit duke pretenduar se po tenton të krijojë një front të dytë konflikti në Gjeorgji dhe Moldavi, përmes disa planeve të supozuara politike dhe ushtarake.

“Kombinimi i këtyre faktorëve nuk lejon askënd që të relaksohet. Ne mbajmë shënime dhe i përdorim ato në planet tona”, nënvizoi Lavrov gjatë një vizite në Uzbekistan.

Më i ashpër në deklaratat e tij tregohet gjithmonë “fajkoi” i Putinit, Dmitry Medvedev. Ai lëshoi një sulm të ashpër ndaj kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, që tha se Ukraina ka të drejtë të godasë Rusinë dhe të mos shqetësohet për një luftë të NATO-s me Rusinë, pasi kjo e fundit do të mposhtej shumë shpejt.

“Nuk e di se kush do të fitojë apo të humbasë një luftë të tillë, por duke marrë në konsideratë rolin e Polonisë si një repart ushtarak i NATO-s në Europë, ky vend është i destinuar të zhduket, bashkë me kryeministrin e saj budalla”, shkruan zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.

Ndërkohë, në Ukrainë vijon lufta me një intensitet kryesisht në lindje, me betejën më të ashpër që po zhvillohet në Bakhmut.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se vetëm fitorja ushtarake do të ndalojë terrorin rus. Ndërsa sekretari i Këshillit të Sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, njoftoi se ushtria e Kievit do të përdorë çdo armë të lejuar nga ligjet ndërkombëtare për të rikthyer Krimenë si pjesë të territorit ukrainas.

Related Posts

Leave a comment